Njeriu i Putinit nxit vendet e Amerikës Latine të kthehen kundër SHBA-së: Ne do t’ju ndihmojmë

by engel

Sekretari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Nikolai Patrushev, aleati më i madh i Presidentit Vladimir Putin, premtoi se do të ndihmojë vendet e Amerikës Latine për të kundërshtuar, siç tha ai, përpjekjet amerikane për të ndërhyrë në punët e tyre të brendshme.

Patrushev i bëri pretendimet e tij në Nikaragua, e cila drejtohet nga ish-guerrili Daniel Ortega, dhe pas një takimi me ish-udhëheqësin kuban Raul Castro në Havana.
Siç citohet nga TASS, Patrushev tha se vendet e Amerikës Latine janë të vetëdijshme për përpjekjet e Shteteve të Bashkuara për të ushtruar presion ekonomik dhe politik ndaj atyre, politikat e të cilëve nuk i përshtaten Uashingtonit.
“Amerika Latine mbetet një zonë e rëndësishme paqeje, një lloj ishulli stabiliteti. Është e rëndësishme për ne që më shumë vende në atë rajon të ndjekin politika të pavarura,” tha Patrushev në Managua, siç raportohet nga TASS.

banner

Moska, shtoi ai, do të vazhdojë “të veprojë brenda mjeteve ekzistuese për të parandaluar ndërhyrjen në punët e brendshme të vendeve tuaja, si dhe fushatat për të diskredituar autoritetet e tyre legjitime, për të frikësuar popullsinë e tyre dhe për të destabilizuar ekonomitë e tyre”.

Lufta në Ukrainë ka shkaktuar krizën më të madhe në marrëdhëniet midis Rusisë dhe Perëndimit që nga viti 1962 dhe kriza e raketave Kubane, sipas diplomatëve rusë dhe amerikanë.

Pasi Perëndimi vendosi sanksione që liderët amerikanë dhe evropianë i quajnë sanksionet më të rënda kundër një ekonomie të madhe, Rusia u largua nga Evropa dhe Shtetet e Bashkuara dhe forcoi lidhjet e saj me vendet në Azi, Lindjen e Mesme, Afrikë dhe Amerikën Latine.

Në turneun e tij në Amerikën Latine, Patrushev duhet të vizitojë gjithashtu Bolivinë dhe Venezuelën, ku, si dhe në Kubë dhe Nikaragua, është në pushtet një qeveri e majtë që ka marrëdhënie të ftohta me Uashingtonin.

Patrushev tha se zhvillimi i lidhjeve të mira me Amerikën Latine dhe Karaibe mbetet “një nga prioritetet kryesore të Moskës”.

Në Kubë, Patrushev dhe Castro diskutuan bashkëpunimin në fushën e sigurisë, njoftoi Këshilli rus i Sigurimit, sipas agjencisë së lajmeve Interfax.

“Nikolaj Patrushev i konfirmoi Raul Kastros se Moska mbetet e përkushtuar ndaj frymës së partneritetit strategjik mes dy vendeve”, thuhet në njoftimin për shtyp.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy