S’është në listën e pjesëmarrësve të Samitit në Tiranë, Kurti poston në X për aktivitetet në Belfast

by Nexhat

Në emisionin “Presisng” të T7, të mërkurën është publikuar ekskluzivisht lista e pjesëmarrësve në samitin BE-Ballkani Perëndimor, që do të mbahet të enjten në Tiranë.

Emri i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti nuk figuron në atë listë

Kreu i ekzekutivit kosovar ndodhet në Irlandën Veriore. Ai të mërkurën vonë ka shkruar në platformën “X”, duke treguar për një fjalë që e kishte në “Queen’s University Belfast”.

Kurti aty ka folur sesi “shpresa e njerëzve shërben si katalizator për ndryshim”.

“Diskutova se si shpresa e njerëzve shërben si një katalizator i fortë për ndryshim dhe rolin e qeverisë në nxitjen e demokracisë për të ushqyer këtë shpresë, në kontekstin e sukseseve të Kosovës”, ka shkruar Kurti.

Po shtu, Kurti ka vizituar shkollën ” St Matthew”, ku tha se “edukimi i integruar thyen barrierat”.

“Vizitova shkollën St Matthew në Belfast për t’u takuar me studentët dhe stafin e nismës ‘Edukimi i përbashkët’, që përfshin rreth 900 shkolla nga komunitete të ndryshme në Irlandën e Veriut. Është frymëzuese të shohësh studentët të mësojnë së bashku dhe të thyejnë barrierat përmes edukimit të integruar”, ka shkruar Kurti në një tjetër postim në platformën “X”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy