Vedat Muriqi i gatshëm ta fitojë trofeun e parë me fanellën e Mallorcas

by Nexhat

Mallorca është rikthyer në finale të Copa del Rey pas 20 viteve pritje.

Skuadra nga Ishulli arriti ta eliminonte Real Sociedadin në gjysmëfinale pas ekzekutimit të penalltive me rezultat 5-4

banner

Ylli kosovar, Vedat Muriqi ka qenë protagonist në këtë sfidë duke realizuar një penallti.

Muriqi me shokë synojnë që ta fitojnë Kupën e Mbretit ku në finale do të takohen me fituesin e çiftit Athletic Bilbao – Atletico Madrid

Reprezentuesi kosovar ka publikuar në Instagram një ku ka shkruar se synojnë ta fitojnë trofeun.

“Ne nuk mendojmë dhe nuk kemi frikë nga dështimi, e vetmja gjë për të cilën mendojmë është lavdia. Hapi i fundit për të realizuar një ëndërr! Do ta arrijmë me të gjithë ju!”, ka shkruar Muriqi

Hera e parë dhe e fundit kur Mallorca ka fituar Kupën e Mbretit është në sezonin 2002/03, derisa ka edhe një Superkupë të Spanjës.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy