Vëllai i 66-vjeçarit të vdekur në Gjilan: Ne kërkuam në vendin ku u gjet trupi me herët

by Nexhat

Lajmërim Hamiti, vëllai i Musah Hamitit, ka folur për trupin e pajetë të familjarit të tij që u gjet i vdekur mbrëmjen e së hënës në bodrumin e ashensorit të një ndërtese, në rrugën Kamenicë Gjilan.

Në Kosova Today të Klan Kosovës, ai ka theksuar se ai e kishte kërkuar vëllanë e tij i cili u paraqit i zhdukur që nga janari

” Në vendin ku është gjetur trupi i pajetë unë me një kushëri timin kam qenë për të kërkuar, kemi shikuar në lift nuk kemi parë asnjë trup dhe nuk ke ndjerë asnjë erë”, ka thënë Hamiti.

Klankosova.tv ka raportuar dje për rastin në fjalë dhe nga burimet ka mësuar se viktimës iu gjetën rreth 80 mijë franga apo ( 83 mijë e 873.68 euro) dhe tre telefona celularë

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy