Vetëvendosja pret në takim Shaip Kamberin me bashkëpunëtorë, thonë se do t’i mbështesin subjektet politike shqiptare

by Nexhat

Në zyrën e Lëvizjes Vetëvendosje është pritur deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, bashkë me Ardita Sinanin, këshilltare e kryeministrit Albin Kurti, si dhe Këshilltarin e zv.Kryeministrit Bislimi, Ragmi Mustafi dhe Sekretarin Organizativ të PVD-së, Rahim Salihi.

Për këtë takim ka treguar Alim Rama, sekretari Organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje.

banner

Në njoftim theksohet se LVV “mbetet e përkushtuar në mbështetjen për subjektet politike shqiptare që pos dimensionit politik progresiv mbrojnë pa luhatje interesat shqiptare.

“Shfrytëzuam rastin t’i urojmë fitoren e jashtëzakonshme në zgjedhje të fundit në Serbi platformës politike ‘’Beteja politike e shqiptarëve vazhdon – Shaip Kamberi”. Falë besimit të madh qytetar e rezultatit të paparë ndonjëherë shqiptarët e Luginës vazhdojnë të kenë një përfaqësues të denj që përfaqëson vërtetësisht interesat e shqiptarëve të Luginës”

“Pas zgjedhjeve të përgjithshme atje, brenda pak kohësh Lugina do t’i nënshtrohet edhe procesit të zgjedhjeve lokale për çka i uruam, po ashtu sukese të radhës e punë të mbarë në procesin elektoral.  Lëvizja VETËVENDOSJE! mbetet e përkushtuar në mbështetjen për subjektet politike shqiptare që pos dimensionit politik progresiv mbrojnë pa luhatje interesat shqiptare dhe avokojnë të drejtat e komunitetit shqiptar kudo”, thuhet në postimin e Ramës në Facebook.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy