Zelensky: Putin po përpiqet të përcaktojë fatin e kombeve, dinjiteti i njëjtë vizioni ynë për Evropën

by Nexhat

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky në fjalën e tij në samitin “Ukrainë-Evropa Juglindore” që po zhvillohet në Tiranë tha se “është shumë e rëndësishme për kombet tona, për shtetet tona të lira që Putini, regjimi i tij të humbasë sepse dështimet e tij janë siguria jonë”.

Presidenti Zelensky falënderoi Kryeministrin Rama për të gjithë mbështetjen personale dhe të Shqipërisë, si ushtarake, humanitare dhe atë politike”

“Faleminderit shumë që keni organizuar këtë samit dhe na keni mirëpritur. Është hera e dytë që takohemi në një format të tillë, së pari në Athinë dhe tani këtu në Tiranën mikpritëse. Kryeministër Edi e vlerësoj mikpritjen tuaj dhe mundësinë që na jepni për të biseduar të gjithë së bashku se si ne mund të fuqizojmë vendet tona, rajonet dhe gjithë Evropën, sepse të gjithë e kuptojmë që tani po përcaktohet rrugëtimi që do të ndjekë Evropa për breza të ardhshëm dhe ne të gjithë duam që Evropa të jetë ajo hapësirë që çdo komb, çdo vend përcakton fatin e vet. Ne kemi parë në të shkuarën se si ka pasur njerëz që janë përpjekur për të përcaktuar fatin kombeve të tjera kjo ka ndodhur në Ballkan, në Evropën Lindore dhe në të gjitha pjesët e Evropës”, nënvizoi Zelensky.

Presidenti Zelensky theksoi se “tani Putini dëshiron të bëjë pikërisht këtë. E gjithë armiqësia e tij dhe gjithçka që ai bën dhe gjithçka që dëshiron të bëjë duke detyruar kombet e tjera që të bëjnë ashtu siç thotë ai, pra është një përpjekje që diktatet e vjetra që të vendoset se çfarë duhet të bëjnë kombet dhe me çfarë bien dakord ato”.

“Vizioni ynë për Europën dhe jetën në të gjitha rajonet e saj bazohet në parimin e dinjitetit të njëjtë, të barabartë për çdokënd. Nuk duhet të ketë Europë me dinjitete të ndryshme në të, në të cilën dikush meriton më shumë siguri e paqe, ndërkohë që dikush vuan për paqe dhe injorohet për paqen që nuk e ka, apo kur dikush meriton integrimin në bashkime apo aleanca të ndryshme dhe dikush tjetër mbetet pas”, tha Zelensky

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy