42
Apple ka anuluar planet e saj për të nxjerrë në treg një makinë elektrike me aftësi vetëdrejtuese, një produkt i fshehtë që ishte në punë për gati një dekadë.
Kompania u tha punonjësve në një takim të brendshëm se kishte hequr dorë nga projekti dhe se anëtarët e grupit do të zhvendoseshin në role të ndryshme, duke përfshirë divizionin e inteligjencës artificiale të Apple.
Apple nuk pranoi të komentonte e ndërsa lajmi se Apple po i jepte fund planit të veturës u raportua më herët nga Bloomberg.