Bislimi refuzoi takimin në Bruksel për dinarin, emisari gjerman: Kjo s’të bën të dukesh më shumë sovran

by Nexhat

Emisari gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, në një intervistë për Klan Kosova ka folur të mekurën edhe për refuzimin e përfaqësuesve politikë të Qeverisë së Kosovës, konkretisht shefit të ekipit negociator të Kosovës, Besnik Bislimi, për të shkuar në Bruksel dhe për të folur për temën e dinarit, .

Sarrazin ka thënë se nuk të bën më shumë sovran fakti që s’je i gatshëm të flasësh për masat që janë vendosur në shtetin tënd

banner

Emisari gjerman ka thënë se natyrisht që përfaqësuesit e institucioneve kosovare mund të bëjnë të qartë rolin e institucioneve dhe qëndrimin e tyre, por thekson se kur mohon që të bisedosh dhe të gjendet një zgjidhje nuk dukesh më sovran.

 “Unë nuk mendoj se politikanët duken më sovranë kur s’janë të gatshëm të flasin për masat që vendosen në Republikën e tyre. Ata natyrisht mund të bëjnë të qartë rolin e institucioneve dhe qëndrimin e tyre, por kur i mohoni që të bëhen biseda dhe mohoni që të gjeni zgjidhje, nuk dukeni më shumë sovran dhe sovraniteti është qëllimi i Kosovës që unë e mbështes”, ka thënë Sarrazin.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy