Haki Abazi kritikon sistemin e shëndetësisë: Jepen antibiotikë si bonbone, pa recetë të mjekut

by Nexhat

Sistemi i shëndetësisë në Kosovës sipas deputetit Haki Abazit ka dështuar.

Deputeti Haki Abazi në mesin e kritikave përmendi se në Klinikën e Pediatrisë nuk ka shiringa, gjë për të cilën ministri Arben Vitia tha se nuk është e vërtetë një gjë e tillë.

banner

Tutje ai tha se në Kosovë antibiotikët jepen si bonbona, derisa tha se do duhej t’ia mbyllte përgjithmonë farmacinë nëse ndodh një gjë e tillë, e jo të bëhen dënime me nga 100 euro.

“Antibiotikët në Kosovë jepen si bonbona, pa asnjë recetë të vetme të mjekut. Kush ka dështuar këtu, qytetari që është në hall, jo ka dështuar sistemi. Asnjë farmaci nuk do duhej të shes barëra pa recetë të mjekut. Dhe nëse e bën një gjë të tillë si bën faturë dënimi 100 euro, por ia mbyll përgjjithmonë”, tha Abazi para deputetëve në Kuvendin e Kosovës

“Kanë bërë premtime të mëdhaja në fushatë. Ky sistem dhe ata të tjerët, janë më shumë në mbrojtje të mafisë farmaceutike”, ka thënë Abazi, derisa shtoi se edhe në fshatin më të thellë në Shqipëri nuk jepen barëra pa recetën e mjekut.

“Ministrat vijnë e shkojnë, dhe për fajin e tyre ose dikujt tjetër nuk arrijnë të bëjnë diçka”, shtoi tutje ai

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy