Kriteri që të bënë me punë në Gjilan: Të jesh mbështetës i Albin Kurtit

by Nexhat

“Shumë shpejt specializon dhe që tetë vjet është pa punë”.

Ky është arsyetimi që jep drejtori i Kulturës në Komunën e Gjilanit, i cili duket se është në rrugë të mbarë, për ta bërë të dashurën e tij me një vend pune.

banner

Dhe këtë po e bën pas tentimit të tij të tretë, për shkak se Komuna e Gjilanit në të cilën punon Kushtrim Zeqiri, anuloi dy herë konkursin për plotësimin e pozitave stomatologjike në këtë komunë.

Vetëm në herën e tretë, pra në listën e re për stomatologë, e cila u publikua të mërkurën e 28 shkurtit, për të cilën u tha se u korrigjua pas ankesave, në vendin e dytë, figuron emrin i Dafina Shala, e cila është bashkëshortja e Drejtoritë të Kulturës, Rinisë dhe Sporteve në Komunën e Gjilanit.

Sidoqoftë, një javë më parë, Komuna e Gjilanit publikoi rezultatet e testit me shkrim të konkursit të tretë me radhë për dy stomatologë, pesë asistentë të stomatologjisë dhe një teknik të dhëmbëve.
Vendet e para në këto lista u dominuan nga aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe shokët e kryetarit të Komunës, Alban Hysenit. Vetë Hyseni e konfirmon lidhjen shoqërore që ka me Elion Gagicën, i cili doli i pari në listë pas testit me shkrim, për pozitën e vetëm të teknikut të Stomatologjisë, edhe pse kryetari duket se nuk e kishte idenë se ishte pozita e vetme e hapur për këtë kategori.

Por lista e aktivisteve që priten të punësohen këtu është e gjatë. Dy aktivistet e Lëvizjes Vetëvendosje Donika Behluli dhe Yll Rashiti, ia dolën të ngritën nga vendi i 18-të respektivisht i 11-të, në vendet e para në pozitat që synonin në konkursin e tretë.

Kreu i Gjilanit, Hyseni e ka konfirmuar se Donika Behluli që doli e para këtë radhë për pozitën mjeke e stomatologjisë, si dhe Yll Rashiti, që është bashkëshorti i Imrane Nezirit, janë aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Megjithatë, i pari i Gjilanit e mohon se dy konkurset e para që u kthyen në pikën zero nga ai, u anuluan qëllimisht në mënyrë që të pranohen aktivistë e shokë të tij. Sipas tij, konkurset u anuluan sepse rrjedhën pyetjet e testit.

Mirëpo, ky arsyetim i Hysenit hidhet poshtë nga shef i Departamentit të Stomatologjisë, Taulant Ramadani, i cili ishte anëtar i Komisionit Vlerësues për konkursin e kaluar dhe kryetar i Komisionit Vlerësues për konkursin e fundit.

Ai arsyeton kalimin e Donik Behlulit nga vendi i 18-të në të parin në konkursin e fundit për stomatolog. Kryetari i komisionit e mohon se kanë pasur presion nga kryetari i komunës apo zyrtar i Lëvizjes Vetëvendosje.

Ankesat që pranuan si komision për rezultatet e testit me shkrim në konkursin e fundit, Ramadani thotë se kanë qenë të vogla

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy