Një kontigjenti ushtarësh turq mbërrin në Kosovë: Demostrim i angazhimit për siguri dhe stabilitet

by Merita

KFOR-i mbrëmë pak para mesnate njoftoi se një kontigjent ushtarësh turq ka mbërritur në Kosovë.

Misioni paqeruajtës i NATO-s tha se ky kontigjent do ta zëvendësojë një njësi të trupave italiane të dislokuara më parë si pjesë e Forcave Rezervë të KFOR-it.

banner

KFOR-i sot ka publikuar fotografi të mbërritjes së këtij kontigjenti në vend.

“Dislokimi i kontingjentit turk pasqyron përkushtimin e palëkundur të KFOR-it për të vazhduar ofrimin e një mjedisi të sigurt për të mirën e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme, në përputhje me mandatin e tij të OKB-së bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999. Është gjithashtu një demonstrim tjetër konkret i angazhimit të vazhdueshëm të NATO-s drejt sigurisë së qëndrueshme në Kosovë dhe stabilitetit në të gjithë Ballkanin Perëndimor”, thuhet në postimin e KFOR-it.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy