Plani i ri i Rritjes, Rama homologëve të rajonit: T’i lëmë politikat ballkanike jashtë kësaj sfide të përbashkët

by Merita

Ka nisur në Tiranë, Samiti i Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Europian, me fokus në Planin e ri të Rritjes.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri Edi Rama u bëri thirrje vendeve të rajonit që të lënë mënjanë çështjet dypalëshe dhe të fokusohen tek detyrat e shtëpisë që duhen bërë në mënyrë që të mund të përfitojnë mbështetje ekonomike nga programi i ri i BE-së.

banner

“Ose e bëjmë së bashku, ose humbasim së bashku. Ekonomitë tona nuk mund të lulëzojnë duke i vendosur pengesa njëri-tjetrit…Mungesa e begatisë do të na bëjë ta humbasim paqen,” tha kreu i qeverisë duke shtuar se Bashkimi Europian është më i gatshëm se kurrë për t’u zgjeruar me vendet e rajonit, por këto të fundit, shtoi ai, duhet të jenë të gatshme që të mos e humbasin këtë dritare mundësie.

Synimi i Shqipërisë, siç bëri të ditur kryeministri, do të jetë që të jetë gati në qershor për aplikimin për digjitalizimin e tregut të përbashkët, duke mundësuar kështu shkurtimin e orëve të pritjes së kamionëve në dogana.

Kështu, nëse do të përmbushen kërkesat për zonën e përbashkët të pagesave, “do të ulen me 6 herë tarifat e qytetarëve”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy