Pretendimi i imunitetit të Trump, Gjykata e lartë amerikane pranon të shqyrtojë çështjen në prill

by Nexhat

Gjykata e Lartë do të vendosë në prill, nëse ish-presidenti amerikan Donald Trump është i imunizuar nga ndjekja penale me akuzat për përpjekje për të përmbysur zgjedhjet e 2020-ës, shkruan BBC.

Gjykata e shumicës konservatore 6-3 vendosi të mërkurën të dëgjojë pretendimet e Trump, se ai duhet të mbrohet nga përgjegjësia penale

banner

Vendimi shënon herën e parë që gjykata shqyrton një çështje të tillë,

Një panel i Gjykatës së Apelit në SHBA, ka hedhur poshtë tashmë argumentin e Trump se ai gëzon imunitet presidencial.

Trump kishte pohuar në çështjen ligjore historike se ai ishte i imunizuar nga të gjitha akuzat penale, për aktet që ai tha se i përkisnin detyrave të tij si president.

Por Gjykata e Apelit vendosi unanimisht kundër 77-vjeçarit, duke shkruar se: “Ne nuk mund të pranojmë pretendimin e ish-presidentit Trump se një president ka autoritet të pakufizuar për të kryer krime që do të neutralizonin kontrollin më themelor të pushtetit ekzekutiv – njohjen dhe zbatimin e rezultateve të zgjedhjeve”

Ai e apeloi rastin në Gjykatën e Lartë dhe kërkoi të pezullohej vendimi.

Në faqen e tij “Truth Social”, Trump përshëndeti vendimin e së mërkurës dhe pretendoi se pa imunitet “presidentët do të jenë gjithmonë të shqetësuar, madje edhe të paralizuar, nga perspektiva e ndjekjes penale dhe hakmarrjes së gabuar pasi të largohen nga detyra”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy