Natën e kaluar, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka mbajtur një takim me 5 degët e partisë së tij në Prishtinë.
Fotografitë e postuara nga ai në Facebook, ku shiheshin qindra pjesëmarrës, nxiti shumë reagime, sidomos nga disa analistë, që e krahasuan Abdixhikun me liderin e Koresë Veriore.
Sonte ai ka postuar një video nga takimi i mbrëmshëm, duke shkruar se koha e LDK-së po vjen.
“Përbashkimi ynë, rritja jonë, punët e mbara që i bëjmë, na i vënë kundërshtarët përballë. Aty bëhen të gjithë bashkë kundër nesh; sikurse tash, sikurse bëheshin gjithherë”, ka shkruar Abdixhiku, duke mos përmendur analistët
Ditë më parë Abdixhiku ka përmendur faktin se sa shumë paguhen analistët, e që sipas tij, tërë kohën e shajnë LDK-në, ndonëse është në opozitë.
Në postimin në Facebook, Abdixhiku ka shkruar poashtu se bashkë me ekipin e tij, do të jenë afër qytetarëve.
“Ata, të harruarit e lënët pas nga popullizmi e çmenduria politike që ka kapluar vendin tonë tash e sa kohë, ata kanë nevojë për zërin tonë; dhe ne kemi nevojë për mbështetjen e tyre”, ka shkruar i pari i LDK-së.