“Të gjithë e dinë se ai dëshiron Real Madridin”, zbulohet dëshira e Haalandit

by Nexhat

Sulmuesi i Manchester Cityt, Erling Haaland thuhet se ëndërron të luajë për Real Madridin dhe jo për Barcelonën.

Në fillim të kësaj jave u raportua se agjenti i Erling Haaland u takua me drejtorin sportiv të Barcelonës, Deco

Kjo ka ndezur zërat për një lëvizje të mundshme të sulmuesit norvegjez në Kataluni

Gazetari i besueshëm Sam Lee ka hedhur ujë të ftohtë mbi këto pretendime, duke këmbëngulur se Santiago Bernabeu, jo Camp Nou, është ëndrra e norvegjezit.

“Unë mendoj se të gjithë e dinë se Haaland dëshiron të luajë për Real Madridin. Dhe unë nuk mendoj se kjo do të zhduket kurrë”, ka thënë fillimisht Lee për The Athletic Football Podcast

“Por, ajo që City mund të bëjë është të vazhdojë ta bëjë atë një mjedis ku ata duan të qëndrojnë dhe të luajnë futboll dhe padyshim të fitojnë shumë para”, përfundoi gazetari i njohur

Marrëveshja e reprezentuesit norvegjez me Cityn skadon në vitin 2027. Ai ka shënuar 17 gola dhe ka dhënë pesë asistime në 21 paraqitje në Ligën Premier deri më tani këtë sezon.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy