Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, në një konferencë për media nga Tirana pas përfundimit të takimeve në kuadër të Samitit për rajonin, është pyetur edhe për çështjen e dinarit dhe Rregulloren e re të Bankës Qendrore të Kosovës,
Vuçiq ka thënë se edhe ndërkombëtarët janë kundër një vendimi të tillë të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe se nuk po e kuptojnë pse pala kosovare po vepron në një mënyrë të tillë.
Shefi i shtetit serb ka thënë se Serbia është gjithmonë e gatshme për të biseduar, duke përmendur faktin se në Bruksel kishte udhëtuar shefi i ekipit negociator të Serbisë, Petar Petkovic, por jo edhe zëvendëskryeministri i Kosovës dhe shefi i ekipit negociator, Besnik Bislimi, .
Kreu i Serbisë ka thënë se shpreson që Kosova të veprojë në mënyrë të arsyeshme në të ardhmen, pasi sipas tij, vendimi për ndalimin e dinarit do të shkaktojë probleme për serbët që jetojnë në Kosovë
Vuçiq ka thënë se Serbia do të gjejë mënyra për të përkrahur serbët që jetojnë në Kosovë dhe se do të kujdeset edhe për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon.
“Do të bëjë më të mirën për ta sqaruar. Ju keni dëgjuar nga bashkëpunëtorët dhe ndërkombëtarët se janë kundër veprimeve të një anshme të bëra nga regjimi i Kurtit në Prishtinë. Askush se kupton pse po veprojnë kështu dhe thonë se po bëhet nga Banka Qendrore, gjë që askush se beson. Shpresojmë që ata do të veprojnë në një mënyrë me të arsyeshme në të ardhmen. Ne jemi të gatshëm të flasim gjithmonë për secilën çështje, ne e dërguam shefin e ekipit negociator në Bruksel për të diskutuar, por pala tjetër nuk erdhi. Shpresoj që do të gjejmë mënyra për ta zgjidhur, ndryshe ajo do të krijojë probleme të mëdha për serbët që jetojnë në Kosovë. Ne do të gjejmë gjithmonë një mënyrë për të qenë me ta, për t’i ndihmuar ata, gjithmonë duke e mbajtur qetësinë dhe sigurinë e rajonit”, ka thënë presidenti serb.