Çështja e menaxhimit të mbeturinave në kryeqytet mbetet një ndër problematikat kryesore me të cilën përballen qytetarët.
Bekim Brestovci, drejtor i shërbimeve publike në Komunën e Prishtinës ka publikuar një video, ku shihet një qytetar duke hedhur mbeturina të shumta në një prej lagjeve të kryeqytetit,
Brestovci ka thënë se një gjest i tillë e bën të pamundur mirëmbajtjen pastër të Prishtinës.
“Ne po punojmë që ta kemi kryeqytetin te paster, por pa parandalimin e ketyre dukurive negative nga qytetaret, do e kemi më të veshtirë realizimin e objektives sonë.
Denonconi dukurite e tilla, qe keqberesit ta marrin gjoben e merituar”, shkroi ai krahas videos së publikuar në Facebook.