Skuadra e Al Nassr-it mbrëmë është përballur me Al Hazmin, e gjitha kjo në kuadër të kampionatit saudit. Një përballje spektakolare, e cila përfundoi në barazim 4-4, pas një dueli të ashpër.
Një ndeshje që Cristiano Ronaldo nuk e luajti, meqenese ishte pezulluar pasi bëri një gjest të turpshëm ndaj tifozëve në fillim të sezonit.
I pranishëm në tribunë, portugezi pati të drejtën e një ovacioni të këndshëm nga mbështetësit e tij të rinj. Këta të fundit kënduan emrin e tij dhe vendosën një pankartë, të gjitha në minutën e 7-të, duke iu referuar numrit të fanellës së tij.
Në lozhën e tij Ronaldo mbeti pafjalë, pasi kohe më parë ishte ngacmuar nga tifozët kundërshtarë që thërrisnin emrin e Lionel Messit./Informim