Kanye West paditet nga trashëgimtarët e Donna Summer, vodhi I Feel Love

by Merita

Me sa duket Kanye West i ka zemëruar shumë trashëgimtarët e Donna Summer.

Sipas një padie, reperi akuzohet se ka vjedhur hitin e kantautores së ndjerë amerikane të vitit 1977, ‘I Feel Love’.

banner

Kënga në fjalë është ‘Good (Don’t Die)’, në bashkëpunim me Ty Dolla $ign.

Bruce Sudano, burri i të ndjerës Summer, pretendon se përdorimi i këngës është mohuar disa herë. Të përballur me një tjetër Jo, dy artistët vendosën të anashkalojnë mbetjet përmes asaj që quhet ‘interpolim’ pa autorizim.

“Të ballafaquar me refuzime të përsëritura,” thuhet në dokumentet ligjore, “West dhe bashkepunetori i tij u përpoqën të anashkalojnë ndalimin përmes interpolimit të paautorizuar. Ata përdorën melodinë ikonike të këngës si motiv për këngën e tyre shkelëse dhe në thelb riregjistruan fjalë për fjalë tonalitetin, ku pjesë të I Feel Love njihen menjëherë me përdorimin e një këngëtarje që ka zë të ngjashëm me atë të Summer. U bënë edhe ndryshime delikate në tekst, edhe ato pa leje”.

Nga ana tjeter, West nuk kishte asnjë koment për këtë çështje.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy