Kurti takon kryeministrin e Irlandës, Leo Varadkar

by Merita

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar sot takim kokë me kokë dhe më pas një drekë pune me Kryeministrin e Irlandës, Leo Varadkar.

Temat qendrore në këtë takimin e dytë bilateral, pas atij në Prishtinë, në janar të këtij viti, ishin marrëdhëniet dypalëshe, bashkëpunimi në fushën e ekonomisë, tregtisë e teknologjisë, dhe zhvillimet rajonale. Bashkë diskutuan për mundësitë e thellimit të tyre në të gjitha fushat me interes të përbashkët. 

banner

Duke u shprehur falënderues për mikpritjen që ka pranuar në Dublin dhe për mbështetjen e zëshme dhe të vazhdueshme të Irlandës ndaj Kosovës, Kurti e njoftoi kryeministrin irlandez Varadkar me zhvillimet e fundit në vend, progresin e shënuar deri më tani dhe ofertën që Kosova paraqet për investime të kompanive irlandeze, me theks në sektorin e teknologjisë. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy