Maliqi thotë se Kurti qëllimshëm mungoi në Samitin në Tiranë, i çoi mesazh Ramës dhe SHBA

by Nexhat

Analisti Agon Maliqi ka komentuar mungesën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në Samitin BE-Ballkan në Tiranë.

Për Maliqin, mungesa e Kurtit ishte e qëllimshme për të dhënë një mesazh të qartë politik.

banner

Ai tha se Kurti, me mungesën e tij, i dha një mesazh Ramës, SHBA-së dhe BE-së.

“Mendoj se mungesa është e qëllimshme dhe me mesazh të qartë politik. Vizita ku po qëndron zoti Kurti është diçka periferike, që mund ta bëjë ndonjë lideri i ndonjë instituti apo i ndonjë OJQ-je, e atij niveli ishte. Vizita e tij nuk e ndonjë niveli të lartë politik, një takim me shoqërinë civile në Irlandën e Veriut, thuajse e përzgjedhur qëllimshëm për ta poshtëruar ose për ta përçuar mesazhin se sa shumë kryeministri Kurti nuk donte të vinte në Tiranë. Do të thoja zgjodhi në mënyrë cinike atë vizitë, pasi synimi ka qenë t’i dërgohet mesazh Shqipërisë, kryeministrit Rama, është edhe një goditje diplomatike sepse pesha që merr Shqipëria, ndoshta, edhe i pengon kryeministrit Kurti për shkak të mospajtimeve që kanë. Gjithashtu, është një mesazh i drejtuar edhe SHBA-ve dhe BE-së”, tha Maliqi në A2cnn

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy