Tahiri: Fatkeqësi e madhe që vendimi i brendshëm i BQK-së të bëhet temë ndërkombëtare

by Nexhat

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka thënë se është fatkeqësi e madhe që vendimi brendshëm i Bankës Qendrore të Kosovës të bëhet temë ndërkombëtare.

Tahiri ka thënë se AAK i mbështetë marrëveshjet ndërkombëtare përderisa kanë kërkesa eksplicite për reflektim sa i përket dy temave që i ka parashtruar Aleanca

“Pas mbledhjes së kryesisë së kuvendit theksova se Grupi Parlamentar i AAK-së do t’i mbështesë marrëveshjet ndërkombëtare, përderisa kemi kërkesa eksplicite që të ketë reflektim mbi dy kërkesat tona kryesore: të votohet rezoluta për sigurimet shëndetësore si dhe amandamentimi i Ligjit të Pagave”, ka thënë Tahiri

Tahiri ka thënë se valuta e vetme në Kosovë është Euro dhe ajo duhet të jetë.

“Sa i përket çështjes së dinarit, qëndrimi ynë është i saktë: Euro është valuta e vetme në Kosovë dhe ajo duhet të jetë. Për këtë temë duhet të ketë diskutim të brendshëm në Kosovë me partnerët tanë ndërkombëtarë dhe me argumentimet që i ka qeveria në mënyrë që të arrihet deri tek një zgjidhje dhe assesi kjo temë nuk duhet që të bëhet temë e dialogut në Bruksel”, është shprehur Tahiri

Sipas tij, është fatkeqësi e madhe që vendimi i brendshëm i Bankës Qendrore të Kosovës të bëhet temë ndërkombëtare.

“Është fatkeqësi e madhe, që ky vendim i brendshëm i Bankës Qendrore të Kosovë të bëhet temë ndërkombëtare! Të gjithë hapat e qeverisë kanë qenë dhe janë të gabuar – është dashur që të ketë një njoftim paraprak, të jepet një afat kohor dhe të merret një vendim i pakthyeshëm dhe jo kjo çështje të bëhet problem ndërkombëtar”, ka përfunduar Tahiri para mediave

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy