Milan ka fituar me rezultat minimal 1-0 në udhëtim ndaj Lazios në kuadër të javës së 27-të në elitën e futbollit italian.
Pjesa e parë ishte e qetë teksa vendasit patën dy gjysmë raste me Mateo Vecinon dhe Taty Castellanos, por pa arritur të gjejnë rrugën e rrjetës
Mysafirët në anën tjetër rastin e parë konkret e patën me Christian Pulisic (46’) por gjuajtja e tij u prit në mënyrë fantastike nga Ivan Provedel
Goalless going into the break.#LazioMilan #SempreMilan
— AC Milan (@acmilan) March 1, 2024
Brought to you by @Acqua_Lete pic.twitter.com/QGhs0HD7nF
Me të filluar pjesa e dytë, vendasit mbetën me një lojtar më pak në fushë kur Luca Pellegrini (57’) mori kartonin e dytë të verdhë duke u përjashtuar nga loja
Milani e shfrytëzoi më së miri avantazhin numerik në fushë, duke krijuar disa raste të mira shënimi.
Në minutën e 76-të Milan shënoi golin e epërsisë me Rafael Leaon, gol ky i cili më pas u anulua për pozitë jashtë loje.
Goli i vetëm në këtë ndeshje dhe ai i fitores për Milanin erdhi në minutën e 88-të përmes Noah Okafor i cili realizoi për 1-0
https://twitter.com/SempreMilanCom/status/1763679573307203880?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1763679573307203880%7Ctwgr%5Ef680722b8b73151aa65990828b60ec365045fa8f%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Ftensione-dhe-tre-kartone-te-kuq-goli-okafor-jep-tri-pike-milanit-ne-ndeshjen-dramatike-ndaj-lazios%2F
Në fund të ndeshjes situata u tensionua dhe gjyqtari i ndeshjes përjashtoi edhe dy lojtarë të Lazios me karton të kuq, Adam Marusic dhe Matteo Guendouzi.
Me këtë fitore Milani shkon në kuotën e 56 pikëve dhe renditet në pozitën e tretë në tabelë me 13 pikë më pak se lideri Inter, që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.