Franko Burraj në gjysmëfinalet e botërorit të atletikës, asnjë shqiptar nuk e ka arritur këtë më parë

by engel

Edhe pse nuk arriti në finalen e 400 metrave për meshkuj, Franko Burraj, sërish bëri histori në botërorin e atletikës për salla të mbyllura që po zhvillohet në Glasgow.

Sportisti shqiptar u bë i pari që arriti deri në gjysmëfinalet e një aktiviteti të tillë. 25 vjeçari regjistori kohën 46’86 duke përmirësuar rekordin kombëtar që mbahej prej tij me 3 të qindat më pak.

Ndërsa në gjysmë finalen e zhvilluar të shtunën në orën 22:10, Burraj u rendit në vendin e 6 të baterisë së tij me kohën 47’78 e pamjaftueshme për të arritur në finale.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy