“Ishte më e madhe se Empire State Building”, rrëfimi i ushtarit ukrainas që filmoi UFO-t: Anija qëndronte e palëvizshme në ajër, por…

by Merita

Një objekt në formë disku më i gjatë se lartësia e Empire State Building u shfaq ne horizont ne provincën e sulmuar të Donetsk në Ukrainë të premten, duke qëndruar në mënyrë të frikshme disa kilometra larg tokës, tha një ushtar ukrainas për gazetën britanike Daily Mail.

Ushtari i cili po operonte një dron, kishte drejtuar me kujdes kuadratin e tij me rreze infra të kuqe për një mision zbulimi, kur papritmas dalloi UFO-n qe sipas tij ishte 1300 metra i gjatë dhe qëndronte e palëvizur pavarësisht erërave të forta.

banner

Në një intervistë nga zona e luftës, ushtari, i cili është me Batalionin 406 të ushtrisë ukrainase, tha se ai dhe shokët e tij ushtarakë “nuk kishin parë kurrë gjëra të tilla më parë”. Fillimisht mendova se ishte diçka e re e shpikur nga rusët, – shtoi ai, – por më pas kuptova se mund të ishte një UFO”.

Anija” ishte deri në 54 gradë më e nxehtë se çdo objekt tjetër që ky pilot i dronit thotë se ka gjurmuar ndonjëherë në zonën e luftës – duke përjashtuar fenomenet atmosferike, balonat dhe avionët e njohur armik, pohoi ai.

“Ishim shumë të befasuar” deklaroi ushtari ukrainas per Daily Mail. Sipas tij kjo ‘surprizë’ nuk ishte aspak e frikshme, sepse atij dhe shokëve të tij ushtarë u është dashur të mësojnë t’i shtypin ato emocione mes përpjekjeve të tyre për të mbrojtur Ukrainën nga një pushtim tashmë dyvjeçar nga Rusia.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy