Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nisur me lëshimin e ndihmave humanitare nga ajri në Gaza. Kjo është konfirmuar nga dy zyrtarë amerikanë, raporton CNN. Ka qenë presidenti Joe Biden i cili të premten ka njoftuar se Amerika do të nis shumë shpejtë me lëshimet e ndihmave duke thënë se “Lëshimi i ndihmave në Gaza nuk është aspak i mjaftueshëm”.
Tre avion US C-130s kanë bërë furnizime nga ajri me ndihma mbi Gaza këtë të shtunë, sipas zyrtarëve. Ka qenë një total prej 66 pakosh të hedhura – 22 nga secili aeroplan. Këto pako përmbanin ushqim për popullatën në Gaza, derisa nuk ka pasur furnizime medicinal apo ujë.
Të paktën 576,000 njerëz në Rripin e Gazës – një e katërta e popullsisë atje – janë një hap larg urisë, sipas Zyrës së OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare. Një në gjashtë fëmijë nën moshën 2 vjeç në Gazën veriore vuan nga kequshqyerja akute dhe praktikisht të gjithë 2.3 milionë njerëzit në enklavën palestineze mbështeten në ndihma ushqimore “mjerisht të pamjaftueshme” për të mbijetuar, thuhet nga zyra e OKB-së.