Atentat dy shqiptarëve në Itali, e shkuara e tyre problematike

by Nexhat

ROMË – Dy të rinj 25-vjeçarë u qëlluan në këmbë mbrëmë në Via Casilina, pranë Borgata Finocchios, në periferinë lindore të Romës

Bëhet fjalë për dy djem me origjinë shqiptare, të dy të dënuar për drogë. Ata kanë qenë në një makinë me qira, kur sipas tyre, janë shoqëruar nga një makinë tjetër, nga e cila ka zbritur një burrë dhe i ka qëlluar në këmbë. Të paktën katër të shtëna raportohen në vendngjarje.

banner

Viktimat janë transportuar në Poliklinikën Casilino dhe Poliklinikën Tor Vergata dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Karabinierët e Frascatit kanë ndërhyrë në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet. Tani për tani, asnjë hipotezë nuk përjashtohet: nga çështjet e lidhura me drogën e deri te zgjidhja e mundshme e hesapeve

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy