Azemi: Pushteti i VV-së po heshtë edhe për arrestimin e Hasan Krasniqit

by Nexhat

Kryeshefi ekzekutiv i Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit (KRU) në Gjakovë, Hasan Krasniqi, është arrestuar në një pikëkalim kufitar në perëndim të Bullgarisë më 19 shkurt. Ky lajm u bë i ditur të premten.

Për këtë arrestim, Visar Azemi, anëtar i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka thënë se “pushteti po hështë për këto arrestime”.

banner

“Pushteti po heshtë edhe për arrestimin e Hasan Krasniqit, zyrtarit që VV e vendosi si kryeshef në KRU “Gjakova”. Ai ra në pranga si i dyshuar për trafikim me njerëz. Hasani po akuzohet ndërkombëtarisht dhe ky rast shënon një prej skandaleve më të rënda dhe më të dëmshme për reputacionin e Kosovës viteve të fundit” ka shkruar Azemi në Facebook, të dielën.

Ai ka përmendur edhe rastin e Nagip Krasniqit e Martin Berishajt, duke thënë se këto raste tregojnë “korrupsionin e pushtetit”.

“Fatkeqësia është se ky rast s’është i vetmi. Për tre vite mandat, kjo qeveri prodhoi plot skandale korruptive. Edhe Nagip Krasniqin e vendosën në krye të KEK-ut, edhe ai u arrestua për dyshime për keqpërdorim e korrusoion. Martin Berishajn e emëruan ambasador, u bë skandal rajonal. Andej ua arrestojnë një zyrtar të partisë për drogë, e këndej iu shpërthen skandali me rezerva në ministri”.

“Skandal pas skandali. Keqpërdorime të njëpasnjëshme e korrupsion masiv. Tre vite kështu krahas një qeverisjeje të paaftë, e cila në më shumë se 1000 ditë vetëm e vështirësoi gjendjen socio-ekonomike në vend dhe e minimizoi çdo arritje të mëparshme të shtetit. E kanë futur vendin në udhë pa krye. Po bëhen rrezik për të ardhmen”, ka thënë Azemi.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy