Kurti pas 10 ditësh jashtë vendit, kthehet në Kosovë, pret në zyrë antropologen amerikane

by Nexhat

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim antropologen, Janet Reineck.

Kurti është kthyer në Kosovë pas 10 ditësh. Gjatë kësaj kohe ka qëndruar në Mbretërinë e Bashkuar përfshirë Irlandën e Veriut si dhe në Republikën e Irlandës. Nga atje ka shkuar Itali në një ngjarje që tuboi partitë socialiste, që janë në të njëjtën linjë  ideologjike të e Lëvizjes Vetëvendosje

banner

Kurti nuk mori pjesë fizikisht në samitin BE-Ballkani Perëndimor që është mbajtur në Tiranë gjatë kësaj jave. Ai adresoi mesazhin e tij përmes një lidhjeje elektronike.

Zyra e kryeministrit ka treguar më shumë për takimin e Kurtit me antropologen amerikane

“Znj. Reineck, një antropologe e njohur dhe mike e madhe e Kosovës, është një figurë e rëndësishme në hulumtimin dhe promovimin e trashëgimisë kulturore të trojeve tona”, thuhet në njoftimin e ZKM-së.

Në takim u bisedua për rëndësinë e trashëgimisë kulturore, sfidat dhe potencialin e turizmit rural në Kosovë.

Gjithashtu, diskutuan për rëndësinë e unitetit të popullit në shtetndërtim, dhe rolin e të rinjve në këtë drejtim.

“Kryeministri Kurti, duke falënderuar znj. Reineck për punën dhe kontributin e saj për Kosovën, u shpreh i gatshëm për mundësi të bashkëpunimit më të afërt në të ardhmen. Nëpërmjet këtij bashkëpunimi, synohet të përforcohet promovimi i trashëgimisë kulturore dhe të avancohet turizmi rural në Kosovë”, mbaron komunikata

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy