Vrasja e palestinezëve që po prisnin për ndihma, IDF pretendon se ndodhi nga rrëmuja e krijuar

by Nexhat

Forcat izraelit të Mbrojtjes pretendojnë se shumica e palestinezëve të vrarë ose të plagosur në incidentin vdekjeprurës pranë kamionëve me ndihma në veri të Gazës vdiqën si rezultat i një rrëmuje të krijuar.

Zëdhënësi Daniel Hagari ka thënë se të shtënat ishin vetëm për t’a larguar rrëmujën, shkruan Sky News, .

banner

“Të shtëna paralajmëruese ishin për të shpërndarë rrëmujën në perëndim të qytetit të Gazës. Pasi forcat tona kishin filluar të tërhiqeshin, disa grabitës iu afruan forcave tona dhe përbënin një kërcënim të menjëhershëm ndaj tyre. Ushtarët iu përgjigjën disa individëve”, u shpreh ai.

Ndërkaq, palestinezët dhe Ministria e Shëndetësisë e Gazës, e drejtuar nga Hamasi, pretendojnë se ushtarët izraelitë hapën zjarr ndaj një turme që ishte mbledhur për të marrë ushqime dhe ilaçe.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy