Abazoviq: Si vëlla i Kosovës, kam qejf me pa një marrëveshje mes Kosovës dhe Kishës Ortodokse Serbe

by Nexhat

Ish-kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq është shprehur se Kisha Ortodokse Serbe është sjellë në mënyrë jo-korrekte me Malin e Zi.

“Shtetin e Malit të Zi, Kisha Ortodokse e ka trajtuar, për mendimin tim, në një mënyrë jo-korrekte. Shumica nga ta kanë thënë se nuk e pranojnë pavarësinë e Malit të Zi, një grup tjetër ka thënë se ne jemi këtu para shtetit të Malit të Zi, dhe nuk duam të iu nënshtrohemi ligjeve tuaja”, tha kështu Abazoviq në Rubikon të Klan Kosovës.

banner

Abazoviq u pajtua se Kisha Ortodokse serbe nuk pranon të takohet me kryeministrin e vendit tonë, Albin Kurti për të arritur një marrëveshje, ku tha se mbi këtë çështje nuk ka përgjigje.

Por ai shprehu se do të kishte dëshirë që një marrëveshje e tillë të arrihej, për shkak se do të sillte paqe

“Si një qytetar, si një mik, si një vëlla i Kosovës normalisht që ka qejf të shoh një paqe në rajon, unë mendoj që kjo gjë mund të shfrytëzohet si model”, tha ish-kryeministri malazez

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy