Allegri e turpëron talentin 18-vjeçar: E fut në ndeshje, ai shkakton penallti dhe trajneri italian e largon menjëherë nga fusha

by Nexhat

Joseph Nonge Boende do ta mbajë gjatë lojën me Napolin, një ndeshje ku ai është turpëruar nga trajneri i tij Massimiliano Allegri.

Mesfushori i talentuar belg u fut në lojë në minutën e 76-të në vend të Fabio Mirettit, por ndeshja me Napolin nuk ishte më e mira për të

18-vjeçari shkaktoi penallti duke ndërhyrë në Victor Osimhen dhe me atë penallti Napoli fitoi ndeshjen.

Gabimi i Nonges nuk i ka pëlqyer aspak trajnerit italian Allegri i cili vendosi ta turpërojë atë përkundër se ishte minuta e 90-të.

Allegri e largoi nga loja mesfushorin e talentuar belg dhe në vend të tij e futi mbrojtësin Danilo.

Trajneri italian ka marrë kritika të mëdha nga tifozët për gjestin e bërë ndaj mesfushorit, ku shumica mendojnë se nuk është dashur të largonte nga loja për ta demotivuar për të ardhmen

Megjithatë reagimi i mesfushorit ka ardhur menjëherë në llogarinë e tij në Instagram duke pranuar gabimin dhe duke kërkuar falje.

“Kam bërë një gabim. Marr përgjegjësinë e plotë, ju kërkoj falje shokëve të skuadrës dhe tifozëve. Faleminderit për mbështetjen tuaj, kohë për të rivendosur dhe për të qëndruar të fokusuar në fund të sezonit”, ka shkruar Nonge.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy