Ancelotti beson se vendimi më i mirë për yllin e Real Madridit është largimi gjatë verës

by Nexhat

Teksa sensacioni turk Arda Guler po vazhdon duke mos pasur minuta të mjaftueshme këtë sezon, ka pasur disa thashetheme në rritje se ai mund të largohet në formë huazimi gjatë verës.

Guler ishte i vendosur që të qëndronte dhe të luftonte për një vend në formacion, kur ai u bë pjesë e gjigantit spanjoll gjatë verës për shumën e 25 milionë eurove, por ai ka marrë vetëm 92 minuta në fushë deri më tani dhe kjo mund t’ia ndryshojë mendjen

banner

Në fund të fundit, problemi më i madh për Guler është se edhe trajneri i tij Carlo Ancelotti është në mesin e figurave të rëndësishme që mendojnë se ai duhet të largohet në huazim sezonin e ardhshëm.

Sulmuesi brazilian Endrick dhe Kylian Mbappe pritet që të mbërrijnë në verë, diçka që do të bënte që Guler të mos marrë ndoshta as edhe një minutë të vetëm të lojës

Mesfushori turk ishte i pafat këtë sezon pasi mungoi për gjashtë muaj për shkak të disa lëndimeve, por tani po i afrohemi plotë nëntë muajve që prej se ai kishte luajtur për herë të fundit një ndeshje të plotë, diçka shqetësuese për lojtarin

Në rast se vendimi i klubit për largimin e tij është definitiv, ofertat për Guler natyrisht se nuk do të mungonin.

Ndër klubet që me shumë mundësi do të konsideronin një lëvizje për Guler është Milani, sidomos duke marrë parasysh raportet e mira të dy klubeve, pasi që Real Madridi edhe më herët kishte huazuar lojtar tek Milani, ku rasti më i freskët është Brahim Diaz

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy