Flet shkurt avokati i serbit që u prangos sot në Mitrovicën e Veriut për krime lufte e dhunë seksuale

by Nexhat

Serbi me inicialet Z.N., i lindur në vitin 1954 është arrestuar sot në Mitrovicën e veriut, i dyshuar për “Krime lufte kundër popullatës civile – Dhunë seksuale ‘’ të kryer gjatë vitit 1999 në Komunën e Vushtrrisë. I njëjti me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë.

Mediumi serb Kossev raporton se ndaj tij nesër do të ketë seancë ku pritet të vendoset për caktimin e masës së paraburgimit

Lidhur me rastin, për këtë medium, ka folur shkurt Millosh Deleviq, avokati i të dyshuarit për krime lufte Z.N.

“Nuk mund të komentoj sepse ende nuk jam i njohur me atë për çka ai dyshohet konkretisht”, ka komentuar shkurt Deleviq

Ai thotë se nesër do ta vizitojë Z.N., dhe se sot është marrë në pyetje në prani të një avokati që i është caktuar sipas detyrës zyrtare

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy