Gërvalla kërkon gjuhë të qartë ndaj kërcënimeve me luftë, Hovenier i reagon menjëherë: Këtu janë 4 mijë trupa të NATO’s, përfshirë qindra amerikanë

by Nexhat

Ambasadori i SHBA’ve në Prishtinë Jeff Hovenier dhe Kryediplomatja Donika Gërvalla kanë qenë të hënën në një panel ku kanë diskutuar për tema të nxehta të politikës që aktualisht ndajnë Kosovën dhe Perëndimin, siç janë dialogu me Serbinë dhe zbatimi i marrëveshjeve.

Në fjalën e saj Gërvalla, ndër të tjera, ka kërkuar që aleatët e Kosovës të flasin me gjuhë të qartë ndaj atyre që kërcënojnë me luftë duke e menduar në radhë të parë Serbinë.

banner

 “Duhet të kemi një gjuhë të qartë, që të kemi parandalim (nga ndonjë sulm) nga të gjithë ata që po kërcënojnë rajonin tonë, jo vetëm vendin tonë të vogël por gjithë rajonin me luftëra në të ardhmen” ka thënë Gërvalla duke kërkuar që “partnerët , aleatët miqtë tanë t’i japin sinjalet e qarta se luftërat në të ardhmen s’do të tolerohen”.

“Por, për t’i ndalë luftërat në të ardhmen duhet të veprojmë tani, sepse ndryshe ne do të jemi në pozita të njëjta që kemi qenë gjatë viteve 90’të dhe nëse nuk e përdorimin preventivën pastaj do të jemi të gjithë së bashku mjaftë të zënë për t’i gjetur strategjitë e duhura për të ndalë diçka që mund ta parandalonim” ka thënë diplomatja kosovare

Por, i menjëhershëm ka qenë reagimi i diplomatit amerikan në Prishtinë Jeff Hovenier duke thënë se asnjëherë më parë në Kosovë s’ka pasur investim më të madh se tani për parandalim nga ndonjë sulm. Ai ka përmendur personelin prej 4 mijë personash të NATO përfshirë qindra ushtarë amerikanë duke i thënë Gërvallës “e di që s’deshe ta lëshë anash këtë”.

“Për çështjen e parandalimit të bëjë dicka të qartë për të gjithë miqtë  e mi në Kosovë. Nuk ka asnjë vend në botë që përfiton më shumë se Kosova në investimin për parandalim. Një misioni  i  NATO me 4 mijë veta garanton siguri dhe stabilitet si asnjëher më parë. E di që s’deshe ta lësh anash këtë  por dua që kjo të kuptohettë kuptohet mirë, pra  përfshirë qindra  amerikanë, miqtë gjermanë dhe të tjerët. Pra nuk e di që kemi këtu kemi mungesë parandaluese” ka thënë Hovenier.

Por, ky s’ka qenë episodi i vetëm ku Gërvalla dhe Hovenier s’kanë qenë në një linjë. Gërvalla ka thënë se Kosova dhe partnerët duhet të ulen për të analizuar për të parë se ku nuk ka qenë efektiv procesi i bisedimeve.

“Neve na duhet strategji që janë të analizuara mirë dhe që ndihmojnë këtij rajoni të caktuar më këto sfida për të arritur progresin që të gjithë duam të shohim sepse ne jemi të qartë duke thënë se kemi qëllime të njëjta dhe duke vazhduar duke u thënë njerëzve të Kosovës se nëse Serbia nuk dëshiron të lëvizë ju nuk do të mundni të lëvizni dhe Serbia nuk do të lëvizë në rrugëtimin drejt BE’së sepse nuk ka vullnet dhe nuk e ka në plan një gjë të tillë dhe askush nuk beson që Serbia dëshiron t’i bashkohet BE’së. Ne nuk jemi vend kandidat për në BE por nga dita e parë kemi zbatuar të gjitha sanksionet e BE’së” ka thënë ajo.

“Njerëzit tanë e paguajnë çmimin e energjisë më të lartë sesa në Serbi por nëse dëshironi të bëheni pjesë e BE’së duhet të mbështesni BE’në jo Rusinë e cila është duke e zhvilluar një luftë agresive në Ukrainë. Unë e kuptoj që dialogu është shumë i rëndësishëm dhe në dialog ju duhet të keni një vullnet konstruktiv por kur dialogu nuk na ofron rezultatet që dëshirojmë atëherë ndoshta së bashku me partnerët tanë duhet të analizojmë se çfarë nuk ka qenë aq efektive në këtë proces dhe duke ndryshuar këtë mund të shfrytëzojmë mundësitë e ofruara”, shtoi tutje ajo

Pas kësaj moderatori ia dha fjalën Hovenierit duke e cituar njërin nga pjesëmarrësit e mëhershëm në panel që ka thënë se “neve (Kosovës), na kërkohet që të bëjmë gjëra por nuk marrim asgjë si shpërblim”. Si mund t’i përgjigjeni këtyre?”

Hovenier tha se mendon që këto nuk “janë të sakta dhe nuk tregojnë mirënjohje”

“Unë mendoj që nuk janë të sakta dhe nuk tregojnë mirënjohje. Kosova ka marrë shumë, varet nga perspektiva dhe ka marrë me plot të drejtë. SHBA’të kanë qëndruar përkrah Kosovës ashtu siç ka bërë edhe BE. Kolegët e mi kanë qenë pranë Kosovës duke e njohur pavarësinë, duke ndihmuar këtij vendi që të përparojë, duke e përfunduar spastrimin etnik dhe duke qenë vend tjetër 25 vite pas por kjo nuk do të thotë që do të mbështesim të gjitha qeveritë në të gjitha vendimet. Kjo do të thotë që duhet të jemi të saktë se pse jemi duke dhënë këshilla që Qeveria t’i ndihmojë këtij vendi që të zhvillojë potencialin e saj të plotë. Ajo që të jetë vend multietnik, sovran dhe mund të them që Kosova ka fituar shumë, Kosova mund të jetë drejt anëtarësimit në BE dhe NATO, ne të gjithë jemi duke punuar drejt këtij qëllimi, kjo do të thotë që Kosova duhet t’i përmbushë standardet dhe jo si akterët e tjerë të kësaj melodrame të cilët nuk i ndajnë qëllimet e njëjta”, ka thënë ai.

Tutje ai ka thënë se Kosova do të trajtohet më ndryshe nga aleatët nëse do t’i përmbushte detyrimet.

“Dialogu ka rezultuar me një marrëveshje mjaftë të mirë për normalizimin e marrëdhënieve dhe ne mund të diskutojmë se kush është i gatshëm dhe çfarë është i gatshëm të implementojë por duhet të besojmë që komuniteti ndërkombëtar dhe partnerët e Kosovës do të trajtojnë Kosovën më ndryshe se tani nëse do të ishin duke implementuar obligimet nga marrëveshja, nëse do të ishin duke miratuar draftstatutin për asociacionin e komunave me shumicë serbe që nuk është kundër Kushtetutës së Kosovës dhe nëse do të ishin duke ecur drejt njohjes së vendimit të Kushtetueses për Manastirin e Deçanit” ka thënë Hovenier.

“Ka shumë gjëra dhe është shumë shqetësuese dhe e habitshme, ne duhet ta lëmë Serbinë që të vendosë për veten dhe ndoshta nuk do t’i marrë vendimet e njëjta, do të isha i habitur nëse do të bëja të njëjtën gjë por Kosova duhet ta bëjë, Kosova duhet ta qartësojë një gjë, Kosova mund të ketë një rrugëtim drejt BE’së dhe NATO’s. Duke pasur parasysh të gjitha, aleatët duhet të jenë të pajtimit, kemi disa aleatë që nuk e njohin Kosovën dhe neve na duhen argumentet më të mirë të mundshëm, ka ndodhur këto katër vende që janë pajtuar ëpr MSA’në për Kosovën me fusnotë pa pozicionin nacional. Do të kisha mirëpritur një mundësi të tillë në Bruksel që të diskutohet rreth partneritetit për Paqe, por në këtë moment Qeveria ime nuk mendon që i ka argumentet e nevojshme për ta mbrojtur këtë rast sepse nuk na duket që kjo qeveri është duke punuar me ne në disa kërkesa shumë të qarta për të lëvizur gjërat përpara. Ne duam ta bëjmë këtë.”, tha Hovenier.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy