Goditje e rëndë për kombëtaren italiane: Domenico Berardi është jashtë Euro 2024

by engel

Lojtari italian i Sassuolos, Domenico Berardi ka këputur ligamentin e thembres dhe nuk do të jetë i gatshem për Euro 2024 (4 qershor-4 korrik) në Gjermani, njoftoi klubi italian të hënën.

“Ekzaminimet kanë treguar se Domenico Berardi vuan nga një këputje totale e ligamentit të këmbës së djathtë”, shpjegoi Sassuolo në një deklaratë për shtyp.

banner

Berardi (28 paraqitje, 8 gola) do të operohet të martën, tha klubi i tij, i cili nuk dha detaje për kohëzgjatjen e mosdisponueshmërisë së tij.

Sulmuesi, anëtar i skuadrës italiane, e cila u kurorëzua me titullin kampion evropian në vitin 2021, u lëndua të dielën gjatë humbjes së skuadrës së tij në Verona (1-0).

Teksa luante ndeshjen e tij të parë, pas një muaj e gjysmë për shkak të një dëmtimi në gju, ai me lot ne sy u detyrua të linte në minutën e 60-të shokët e skuadrës pasi u rrëzua teksa kontrollonte një top që dukej i padëmshëm.

Berardi, 29 vjeç, ishte një nga lojtarët kryesorë të trajnerit të kombetares italiane, Luciano Spalletti, në një sektor sulmues me mungesë të theksuar efikasiteti.

Ai veçanërisht shënoi dy gola gjatë ndeshjes kualifikuese të Euro-2024 kundër Maltës (4-0) në mes të tetorit.

Kombetarja italiane e drejtuar që nga gushti nga Spalletti, do të përballet me Shqipërinë, Spanjën dhe Kroacinë (grupi B) në fazën e grupeve të Euro-2024./Informim/

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy