Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ndodhet në vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ndër takimet që ka zhvilluar është edhe me Gabriel Escobarin, emisar amerikan për Ballkanin Perëndimor.
Jahjaga ka thënë se e ka falënderuar Escobarin për angazhimin e tij në thellimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve.
“Në Departamentin amerikan të Shtetit sot u prita nga Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit Gabriel Escobar. Me zotin Escobar diskutuam për zhvillimet në Kosovë dhe ndikimin e situatës gjeopolitike në rajon. Zotin Escobar e falenderova për angazhimin e tij në thellimin marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe aleatit të saj më të madh”, ka shkruar Jahjaga në Facebook, të hënën.