Ministri Aliu jep detaje të reja për ndërtimin e rrugës Prishtinë-Mitrovicë

by Merita

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu ka qenë në teren mëngjesin e sotëm bashkë me kryeministrin Kurti në punimet e rrugës nacionale Prishtinë-Mitrovicë.

Ministri ka njoftuar se afro 10 kilometra është gjatësia e këtij projekti në të cilën përfshihet edhe ndarja me korsi e rrugëve.

banner

“Po e fillojmë javën me zhvillimin e Punimeve Ndërtimore në Rrugën Nacionale N2 Prishtinë – Mitrovicë. Me gjatësi prej 9.78 km, punët ndërtimore përfshijnë zgjerimin e rrugës ekzistuese, rrugë kjo me katër korsi, me dy drejtime të ndara, me korsi secila prej 3.75m gjerësi, e po ashtu edhe me korsi ndihmëse në të dyja anët me gjerësi prej 2.0m, si dhe objekte ndihmëse dhe struktura tjera infrastrukturore si ura. Tani ky projekt është vënë në rrugën e duhur me intensifikimin e punimeve, një investim infrastrukturor me rëndësi madhore për zhvillimin ekonomik të vendit. Urime të gjithë qytetarëve të Kosovës” shkruan ministri në njoftim.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy