Moti sot në Kosovë

by Merita

Të hënën pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell, ku gjatë pasditës mund të ketë ndonjë reshje të izoluar në lokalitete, ndërsa vonë në mbrëmje pritet intensifikim i reshjeve në shkallë vendi, sidomos gjatë orëve të natës.

Sipas Meteo Kosova, reshjet lokalisht parashihet të jenë më intensive, përderisa koncentrimet e pluhurit saharian do të rikthehen përsëri, me ç’rast reshjet do të përzihen me baltë.

banner

Era do të fryjë nga drejtimi i juglindes, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 18-44 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 1 deri në 3°C, ndërsa ato maksimale prej 13 deri në 16°C.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy