Pesë raste të dhunës në familje brenda 24-orëve të fundit në Kosovë

by engel

Të paktën pesë raste të dhunës në familje janë regjistruar vetëm të dielën në Kosovë.

Policia ka njoftuar të hënën se dy prej rasteve kanë ndodhur në Malishevë, një në Prishtinë, një në Pejë dhe tjetri në Fushë-Kosovë.

banner

Në Fushë-Kosovë, raportohet se pas një mosmarrëveshjeje midis një burri dhe një gruaje, ata kanë sulmuar fizikisht njëri-tjetrin.

Palëve u është ofruar trajtim mjekësor, ndërsa pas intervistimit, me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Për rastin në Prishtinë, raportohet se një burrë është ankuar për dhunë psikike dhe fizike ndaj tij nga dy gra. Njëra prej të dyshuarave është arrestuar dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Gjatë mëngjesit të së dielës, një grua ka njoftuar se është sulmuar fizikisht nga një familjar, por ka refuzuar të pranojë trajtim mjekësor.

Palët janë intervistuar me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Edhe dy rastet tjera të regjistruara në Malishevë kanë të bëjnë me ushtrimin e dhunës psikike dhe fizike ndaj dy grave. Viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Të dielën është arrestuar edhe një person tjetër në Gjakovë, që dyshohet se ka kryer veprën penale “Dhunë në familje” më 29 shkurt.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe sekuestruar dy pushka ajrore dhe një pistoletë pa leje.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy