Pranon fajësinë njëri nga pesë të akuzuarit për terrorizëm në maj të 2023-tës

by Merita

Njëri nga pesë të akuzuarit për shtytje në terrorizëm dhe posedim të paautorizuar të armëve, L.B., ka pranuar fajësinë për këto dy vepra penale të ndodhura në maj të 2023-tës.

Ai e ka pranuar fajësinë në shqyrtimin fillestar që po mbahet ndaj tij dhe katër personave të tjerë në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

banner

Gjyqtarja Valbona Musliu-Selimaj ka aprovuar propozimet për pranim të fajësisë dhe e ka veçuar procedurën.

Më 6 mars, nga ora 09:30 do të deklarohen palët lidhur me rrethanat që ndikojnë në caktimin e lartësisë së dënimit për të pandehurin L.B.

Të akuzuarit e tjerë nuk e kanë pranuar fajësinë, andaj gjykata i njoftoi ata dhe mbrojtësit se kanë 30 ditë kohë për të bërë kërkesë për hedhje të aktakuzës dhe provave.

Sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Speciale e Kosovës, të arrestuarit përveç L.B., janë B.V., E.B., A.H. dhe A.S., të cilët ngarkohen me “shpërndarje dhe mundësim të përcjelljes së mesazheve te persona të tjerë, duke nxitur në kryerje të akteve terroriste”.

Ndërsa, të pandehurit L.B., ngarkohen edhe me veprën “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy