Gjuajtje me armë zjarri janë dëgjuar në dy lokacione afër rrugës “Bedri Shala”, në Lagjen e Muhaxherëve, në Prishtinë.
Rastin e ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti
“Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në informacionet e deritanishme nuk raportohet për persona të lënduar”, u shpreh Ahmeti.
Tutje, Ahmeti tha se hetuesit policorë në koordinim me prokurorinë po ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit dhe janë në kërkim të personave të dyshuar.