Votuesit zviceranë i kanë dhënë vetes një muaj pension shtesë çdo vit, në një referendum kombëtar të fokusuar në standardet e jetesës së të moshuarve, shkruan bbc.com.
Qeveria kishte paralajmëruar se rritja e pagesës do të ishte shumë e shtrenjtë për t’u përballuar.
Por, gati 60% e votuesve thanë ”po” në sondazhin e së dielës.
Ndërkohë, 75% kundërshtuan rritjen e moshës së pensionit nga 65 në 66 vjeç.
”Pensioni maksimal mujor shtetëror është 2 550 euro dhe nuk është i mjaftueshëm për të jetuar në Zvicër”, deklarojnë pensionistët.
Kostoja e jetesës në Zvicër, veçanërisht në qytete si Zyrihu dhe Gjeneva, është ndër më të lartat në botë.
Primet e sigurimit shëndetësor, të detyrueshme për të gjithë, janë rritur me shpejtësi dhe të moshuarit ndonjëherë e kanë të vështirë t’i paguajnë ato.
Gratë që kanë ndërprerë marrëdhënien e punës për të krijuar një familje dhe emigrantët e rekrutuar dekada më parë për të punuar në fabrika, restorante ose spitale zvicerane, mund ta kenë veçanërisht të vështirë të sigurojnë bukën e gojës.
Gjithnjë e më shumë njerëz punojnë deri në të 70-at e tyre jo me zgjedhje, por nga nevoja.
Ndërkohë, tek brezat e rinj, stresi i lidhur me punën janë në rritje.
Propozimi për rritjen e pensioneve erdhi nga sindikatat, por u kundërshtua nga qeveria, parlamenti dhe drejtuesit e biznesit zviceran, të cilët besonin se ishte e papërballueshme.
Votuesit zviceranë shpesh ndjekin këshillat e qeverisë për çështjet financiare.
Disa vite më parë ata madje refuzuan një javë pushimi shtesë në vit.
Rezultati u quajt një “fitore historike për pensionistët” nga Avivo, shoqata zvicerane që mbron të drejtat e pensionistëve aktualë dhe të ardhshëm.