26 vjetori i Epopesë së UÇK-së, Memli Krasniqi: Familja Jashari, u bë fanar shprese në luftën për çlirim

by Nexhat

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, në 26 vjetorin e shënimit të Epopesë së UÇK-së, ka thënë se me 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998, në Prekaz të Drenicës, fjalët qëndresë, sakrificë, guxim e krenari u përbashkuan në mbiemrin e Familjes Jashari.

Kreu i PDK-së, në një postim në Facebook, është shprehur se heroizimi dhe sakrifica e familjes Jashari, mishëron shpirtin e një kombi të etur për liri.

banner

“Secili anëtar i familjes Jashari, u bë fanar shprese në luftën e përgjakshme për çlirim. Nga baca Shaban e te nana Zahide, nga Hamza e te Blerina, nga Ademi e te Kushtrimi 13 vjeçar, pushka e të cilit shkrepi e fundit në atë betejë. Për tri ditë, familja Jashari ktheu çdo gur të Prekazit në monumente të lavdisë që do të jetojë përgjithmonë në mendjet dhe zemrat e secilit shqiptar deri në mbarim të kohës. Nderime përjetësisht!”, ka shkruar Krasniqi.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy