Alarmojnë deputetet: Anëtari i Komitetit për Barnat Esenciale, futi 15 barna ne liste te cilët distribuohen nga kompania ku është aksionar, “Meditech”

by Nexhat

Deputetet kanë ngritur sot dyshimet për një skandal te Ministrisë e  Shëndetësisë. Anëtari i Komitetit për Barnat Esenciale, Arianit Jakupi, ka futur në listë 15 lloje barnash të cilat distribuohen nga kompania ku ai është aksionar, Meditech. Akuzat janë berë nga deputeti Bekim Haxhiu i PDK’së. Sipas informatave, barnat vijnë nga kompania e mirënjohur e barnave, “Roche”, e cila nuk dihet nëse është në dijeni që kompania kosovare qe distribuon barnat e saj, të jetë përfshirë në këtë skandal.

Deputetët opozitarë, Bekim Haxhiu nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), dhe Armend Zemaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), kanë ngritur akuza të martën gjatë seancës në Kuvendin e Kosovës për Ministrinë e Shëndetësisë që drejtohet nga Arben Vitia.

banner

Bëhet fjalë për blerjen e barnave esenciale, që sipas deputetëve opozitarë “ka keqpërdorime”.

Deputeti Haxhiu përmendi emrin e Arianit Jakupit, drejtor menaxheres i biznesit “Meditech”, i regjistruarnë Agjencinë e Regjistrimit të  Bizneseve të Kosovës (ARBK), biznes që si aktivitet bazë e ka “tregtinë me pakicë e artikujve ortopedikë dhe mjeksorë, në dyqane të specializuara”.

Jakupi në kompani ka edhe tre aksionarë të tjerë, por u përmend vetëm emri i tij, pasi Haxhiu tha se “është anëtar në komiteti për hartimin e listës së barnave esenciale”.

“Ka marrë tender 20 milionë euro”, ka thënë Haxhiu në Kuvend, teksa premtoi që do të bëjë denoncime me emra e mbiemra.

“Nga 60 milionë euro për blerjet e barnave nga lista esenciale vetëm një kompani i ka fituar 20 milionë euro tender, vetëm një kompani. A është rastësi kjo që kompania që ka fitu tender, del të jetë e njërit nga anëtarët e komitetit për hartimin e listës për barnat esenciale. Kjo çështje është për hetuesinë. Po, po Arianit Jakupi është aksionar i kompanisë që ka fituar tenderin për barnat esenciale. Nuk e kam atë dert, do ta mbrojë interesin e qytetarëve, kushdo që është i zhytur në krim ka me denoncu”, ka thënë Haxhiu.

Po të njëjtën kritikë e në të njëjtën seancë e pati edhe Armend Zemaj i cili tha se janë futur 16 lloje barnash në listën esenciale.

“Kjo çështje i takon hetuesisë”, tha Zemaj, duke ngritur kështu këtë çështje.

“60 milionë fondi i rritur për listën e barnave, 20% të këtij fondi i ka shfytëzu për një vit një kompani, a e dini pse, sepse kryetari i odës, ish kryetari i odës farmaceutike, bashkëpunëtori më i afërt i këtij dhe këshilltari kryesor në Ministrinë e Shëndetësisë i ka marrë atje 10% të aksioneve falas dhe i ka futur 16 barna në listën esenciale të barnave që ka kriju monopol milionësh, Arianit Jakupi me emër e mbiemër, ka pretenduar Zemaj.

Më pas, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se “ky person ka qenë në çdo qeveri”, duke shtuar se “mund të hetohet gjithçka në të cilën ka dyshime”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy