Durrës: 22 vjecarja bie nga dritarja e dhomës së hotelit, dyshohet se e hodhi 39-vjeçari pas sherrit…Video

by Merita

Një e re është hedhur nga dritarja e një dhome hoteli në qendër të Durrësit. Ngjarja ka ndodhur pasdrekën e së martës në qytetin bregdetar, në një godinë përbri godinës së Prefekturës së Qarkut.

22-vjeçarja ka rënë mbi tendën e një lokali dhe pasi ka marrë informacion për situatën, policia ka kërkuar ndihmën e shërbimit zjarrfikës të Durrësit, që ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka bërë të mundur zbritjen e vajzës nga tenda.

banner

Gjendja e saj fizike ka qenë e mirë, por jo ajo psikologjike. Autoambulanca që kishte mbërritur në vendin e ngjarjes e ka dërguar në spital për një kontroll mjekësor.

Policia e Durrësit thotë se e reja nga Venezuela është konfliktuar fizikisht me 39-vjeçarin I.Z.

“Rreth orës 14:40, në rrugë, në lagjen nr. 2, dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht shtetasi I. Z., 39 vjeç, banues në Shijak dhe shtetasja nga Venezuela, D. L., 22 vjeçe. Si pasojë janë dëmtuar lehtë të dy të përfshirët në konflikt, të cilët po marrin asistencë mjekësore në spital”-njofton policia.

Paraprakisht bëhet e ditur nga policia se e reja është hedhur vetë nga dritarja për t’i shpëtuar një sherri në dhomën e hotelit, por ekziston mundësia që mund edhe të jetë shtyrë nga 39-vjeçari.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të konfliktit./TCH

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy