Gjilani zyrtarizon edhe Albin Hotin

by Nexhat

Pas Leunit Sahitajt, SC Gjilani ka prezantuar një tjetër futbollist që vije nga futbolli zviceran.

Bëhet fjalë për mesfushorin e ri, Albin Hoti.

banner

22-vjeçari së fundmi ishte pjesë e Mutschellen, teksa më herët ka qenë edhe pjesë e Winterthur e Grasshopper.

“Sport Club Gjilani komunikon angazhimin e futbollistit Albin Hoti. Aktualisht 22 vjeç, Hoti vjen nga futbolli zvicerian pas një të kaluare te klubet FC Mutschellen, FC Winterthur & Grasshopper Club Zurich. Hoti është futbollist që luan në pozicionet e mesfushës, ndërkohë që afrohet për t’i ndihmuar ekipit në objektivat që janë për t’u arritur. Të gjithë në SC Gjilani i urojnë mirëseardhje Hotit dhe i urojnë shumë suksese”, thuhet në njoftimin e klubit gjilanas.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy