Kryeinspektori i Inspektoratit të Punës braktis Kongresin e Selanikut, aty u prezantua si përfaqësues i Serbisë

by Nexhat

Kryeinspektori i Inspektoratit Qendror të Punës të Kosovës, Hekuran Nikçi, është larguar nga Kongresi Ballkanik për Siguri dhe Shëndet në Punë, i cili u mbajt të hënën në Selanik, për shkak të publikimit të emrit të tij si përfaqësues i Serbisë.

Këtë e ka konfirmuar Inspektorati i Punës nëpërmjet një postimi në Facebook.

banner

Sipas këtij njoftimi me datë 4 mars Kryeinspektori i Inspektoratit Qendror të Punës, Hekuran Nikçi pas pranimit të ftesës dhe konfirmit të saj për të marrë pjesë në kongresin në fjalë, Nikçi kishte mbërritur në Selanik pasditen e së dielës të 3 marsit për të marrë pjesë në kongres mëngjesin e së hënës të 4 marsit.

“Por, pasi janë publikuar në faqen zyrtare të kongresit emrat dhe shtetet që përfaqësojnë të folësve të kongresit ku ishte edhe Nikçi, emri i këtij të fundit u publikua nga organizatorët e kongresit nën shtetin e Serbisë për çka z. Nikçi e braktisi këtë kongres”, thuhet në njoftim

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy