Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se “ledhatimi” i padrejtësisë nuk sjell asnjëherë paqen, duke shtuar se popullin e mban “ideali i kulluar i Epopesë së Jasharëve”.
Kështu është shprehur Kurti në manifestimin qendror në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë.
“Tani epoka po flet ndryshe. Së pari sepse jemi shtet i pavarur dhe kemi ushtrinë tone. Ne jemi shteti i një populli gjithnjë liridashës dhe mbrojtës i kampit të drejtësisë. Shteti i një shoqërie që synon zhvillimet perëndimore dhe demokratike të lirive. Jemi pjesë e një kombi që mbron me ushtrinë e vet idenë dhe praktikën e drejtësisë dhe lirisë. E nuk ka në këtë jetë njerëzore lavd më të madh se qëndrimi nga ana e drejtësisë dhe e lirisë. Së dyti, sepse epoka dhe vetëdija botërore po ndryshojnë. Po kuptohet gjithandej nga Kancelaritë e fuqishme, se ledhatimi i padrejtësisë nuk e sjellë kurrë paqen, por të kundërtën e saj. Korruptimin e shoqërisë dhe luftën mes popujve. Paqja dhe padrejtësia nuk mund të bashkëjetojnë. Paqja duhet të jetë e qëndrueshme dhe afatgjate për të mundësuar popujve të nxjerrin më të mirën e tyre”.
“Ju duhet të shihni dhe vlerësoni vetën si një trup e një mendje. Si një ushtri që iu shtuar shoqërive që mbrojnë demokracinë dhe paqen. Ne iu mbahemi një ideali të kulluar të Epopesë dhe Jasharve. Kush I mbahet një ideali të kulluar del gjithmonë fitues. Kjo është fryma e Epopesë së UÇK-së. E për këtë duhet të jemi krenarë. Guximi është trimëri dhe dije. Edukimi I ushtarakut duhet të jetë I plotë, duhet të jetë guxim sepse ushtaraku mbron një popull të tërë. Ushtaraku është shprehja e mbrojtjes së ndërgjegjshme të vizionit të një populli të tërë në të drejtën e tij të gjithkohshme”, ka thënë Kurti