Lajçak zbulon pse ka ngecur zbatimi i marrëveshjes dhe aneksit të Ohrit: Ka frikë tek të dyja palët …

by Nexhat

Emisari i BE’së për dialogun Kosovë- Serbi, Miroslav Lajçak, sot është takuar me zëvendëskryeminstrin e Kosovës, Besnik Bislimi. Pas takimit, Lajçak është deklaruar për media dhe ka dhënë detaje rreth asaj që ka diskutuar me Bislimin.

Lajçak paralajmëroi se në ditët në vijim do të ketë një takim në Bruksel në nivel kryenegociatorësh

banner

Nga gazetarët, Lajçak u pyet për dinarin.

“Do të thosha kështu, duhet analizuar disa përgjigje në lidhje me këtë çështje por ky është një proces dhe duhet të jemi të sigurt që në fund qytetarët të mos ndikohen negativisht nga një vendim i tillë”, u përgjigj Lajçak

“Lidhur me këtë takim i kam lënë të hapura mundësitë për të dy palët që ta prezantojnë çështjen për të diskutuar. I kam lënë delegacionet e juaja që të vijnë dhe të diskutojnë dhe për mua kjo nuk është problem. Kosova ka dërguar guvernatorin e BQK’së, Serbia ka dërguar shefin kryenegociator të këtij procesi, pra ua kam lënë vendeve të vendosin vetë se kënd duan ta dërgojnë në Bruksel për ta diskutuar këtë, por takimet e ardhshme janë në nivelin e kryenegociatorëve.”

“Kemi diskutuar një listë të gjatë të çështjeve dhe më e rëndësishmja është zbatimi i marrëveshjes bazike të arritur dhe kjo është në interes të të gjithëve që të kemi progres në zbatimin e kësaj marrëveshje.”

Lajçak tha se marrëveshja e tanishme është marrëveshja më e mirë, derisa tha se pyetja është kur do të ndodhë zbatimi i marrëveshjes.

Ai deklaroi se ka frikë nga të dy palët.

“Kjo marrëveshje është marrëveshja më e mirë që mund të arrijmë. Nëse do të kishte marrëveshje më të mirë do ta kishim bërë. Prandaj është në interesin e të gjithëve sepse në këtë marrëveshje i kemi përgjigjet se çka të bëjmë dhe si të bëjmë dhe pyetja e vetme është kur do të ndodhë zbatimi i pikave të kësaj marrëveshje. Ne kemi shpenzuar shumë kohë duke e diskutuar sekuencimin e hapave dhe ka një frikë tek të dy palët për atë se çfarë nëse e bëj unë atë që më kërkohet a do të marrë atë që po më premtohet dhe kjo është çështja që po e diskutojmë,  por besoj se këto çështje mund të zgjidhen lehtë”, tha Lajçak.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy